“Më duhet Olainka në skuadër”! Trajneri i Bylisit flet pas humbjes me Egnatian: Ndikoi edhe vapa, lojtari ynë bëri gabim amator te kartoni i kuq

Egnatia ka arritur të fitojë ndaj Bylisit me shifrat 2-0. Ekipi i Tetovës nuk ka gabuar dhe shfrytëzoi daljen me karton të kuq të Macollit në minutën e 28. Dominimi i madh i vendasve nuk u përkthye në gola në pjesën e parë. Në të dytën ndryshoi historia, teksa Malota i dha avantazhin në të 59 duke dërguar topin dhe Adilin në rrjetë. Më pas ishte Redi Kasa që dyfishoi shifrat. Ky i fundit po ndiqet me vëmendje edhe nga Silvinjo. Me këtë fitore Egnatia qëndron në vendin e tretë, ndërsa Bylisi afrohet më tepër me Kategorinë e Parë.

Nga krahu tjetër Vllaznia u befasua në minutën e fundit nga Kastrioti në barazimin 2-2. Coba shënoi në minutën e 43 pas një topi të lënë në zonë nga mbrojtja e Kastriotit. Vetëm dy minuta më vonë Juric i dhuroi një penallti kundërshtarëve dhe u ndëshkua me karton të kuq, atje ku Rexhinaldo nuk mund të gabonte. Pavarësisht superioritetit numerik, me nisjen e pjesës së dytë ishte Kaina që shënoi për Vllazninë në 1-2. E kur pritje mbyllja e takimit, Mihana realizoi me kokë në minutën e parë të shtesës dhe i dha një pikë Kastriotit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Shensoji: “Pavarësisht se ishim me një lojtar më pak, Egnatia nuk na krijoi asnjë rast në pjesën e parë. Në pjesën e dytë pastaj vapa dhe kartoni i kuq na ndikoi. Atëherë Egnatia po na krijonte disa mundësi. Macolli bëri një gabim amator te ne, nuk kishte pse të ndëshkohej me karton të kuq, kishte pesë shokë të ekipit mbrapa. Komplimente Egnatias, më pëlqen loja dhe filozofia e tyre. Ky ekip tani është më i mirë se ai që kam drejtuar më para, vetëm se më mungojnë sulmuesit si Olainka që kanë qenë atëherë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *