Myrto Uzuni vazhdon me golat e shënuar te Granada. Sulmuesi i Shqipërisë ka tundur rrjtën edhe kundër Alavesh nga pika e bardhë në atë barazim 1-1.
Kështu futbollisti shqiptar shkoi në kuotën e 22 golave të shënuar në kampionat. Granada ka publikuar një foto të Uzunit ku shkruan: “Të duam shumë Myrto”. /Sport Ekspres/