“Nuk ka arsye për të munguar, ju thërret ekipi i zemrës”! Laçi i bën thirrje tifozëve për Europën, hyrja do të jetë falas

Laçi do të përballet kundër Erzenit në këtë javë të Superiores. Fitorja është detyrim për kurbinasit në mënyrë që të jenë në vallen e Europës. Nëpërmjet një reagimi të fundit klubi njofton se hyrja do të jetë falas për ndeshjen kundër Erzenit për të gjithë sektorët e tjerë të stadiumit, duke përjashtuar tribunën qendrore.

“Ekipi i zemrës ju thërret! Të dielën Laçi përballet me  Erzenin, prej orës 15:00, dhe në shtëpi nuk duhet të mungojë asnjë! Objektivi ynë nuk ndryshon dhe së bashku mund të regjistrojmë një tjetër sezon të suksesshëm, duke siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Biletat në tribunën qendrore, 500 lekë, kurse në sektorët e tjerë të stadiumit hyrja do të jetë falas.  Asnjë arsye për të munguar, të dielën të gjithë në stadium! Para Laçi”, shkruhet në njoftim. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *