“Primabergamo” ka ngritur në qiell figurën e Berat Gjimshitit. Ky i fundit po shkëlqen në ndeshjet e fundit të Atalantës. Pavarësisht se kthehet nga dëmtimet e shpeshta që e kanë shoqëruar në këto kohë, Gjimshiti jep të njëjtën siguri.
“I vëmendshëm, i zoti në leximin e lojës dhe asnjëherë në vështirësi atletike dhe konkurrues me kundërshtarët e tij, ka gjithashtu fleksibilitet të madh dhe përshtatet në disa role në mbrojtje. Është siguria e madhe e Gasperinit. I mungon vetëm një gjë dhe ato janë golat e shënuar”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/