Skuadra shqiptare në Zvicër FC Eagles Aarau u kualifikua në finale të Kupës të Axpo Aargauer. “Shqiponjat” u kualifikuan në finale për moshat 30+, ku do të ndeshen me FC Muri, shkruan albinfo.ch.
Kjo finale do të zhvillohet më 17 maj, nga ora 20:45. Kupa Axpo Aargauer organizohet nga FC Aarau në bashkëpunim me qytetin e Aarau dhe Shoqatën e Futbollit Aargau.
Pjesë e klubit shqiptar janë: Regj Berisha, Gentian Shala, Drilon Qelaj, Urim Mulaj, Ramë Neziri, Dardan Neziri, Alban Shala, Elsad Zverotic, Faton Gashi, Dibran Kryeziu, Naser Neziri, Xeni Zejnulaj, Adnan Gashi, Bujar Kryeziu, Arsim Ibrahimi, Ali Ramani, Astrit Krasniqi, Adrian Rexhaj, Fatos Gashi, Besmir Shala, Ardian Gashi, Alban Kryeziu.