Napoli arriti të fitonte kundër Juventusit në një ndeshje që solli shumë polemika dhe diskutime për arbitrimin e takimit. Së fundmi, presidenti i Napolit, De Laurentis, zgjodhi që të thumbonte bardhezinjtë.
Ai u shpreh se fitorja e tyre 5-1 ndaj Juventusit në përballjen e parë vlen sa gjithë Skudeto. “Ndeshja kundër Juventusit vlen për të gjithë Skudeton, pasi i kemi mposhtur 5-1 në ndeshjen e parë dhe në atë mënyrë në ndeshjen e fundit… ahhhhh… a duhet të flas më shumë se kaq?”, u shpreh De Laurentis. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/