E kishte studiuar me detaje, një shishe ndihmon portierin e Anglisë të presi penalltinë e kundërshtarit

Leicester City dhe Evertoni kanë barazuar me rezultatin 2-2. “Dhelprat” kishin mundësina për ta fituar ndeshjen, por Jordan Pickford-i i mohoi golin nga pika e bardhë e penalltisë. Portierit të Kombëtares së Anglisë i vjen në ndihmë një… shishe.

Pickford-i i kishte marrë masat në rast të një 11 metërshi. Portieri 29-vjeçar i kishte studiuar me detaje lojtarët kundërshtarë dhe në një shishe uji kishte shënuar edhe probabilitetin se ku mund të gjuanin futbollistët kundërshtarë.

Në të gjendej edhe emri i Maddison-it, i cili ishte personi që mori përsipër të ekzekutonte atë 11 metërsh. Pickford-i kishte shënuar se Madisson-i e ka probabilitetin më të lartë të godasi në qendër, prandaj nuk duhej të hidhej në krahë. Dhe pikërisht kështu ndodhi, lojtari i Leicesteri-t godet në qendër, duke e çuar topin në duart e Pickford-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *