Një tjetër shqiptar në Serinë A, ekipi i mbrojtësit 23-vjeçar ngjitet në elitën e Italisë

Serisë A sezonin e ardhshëm i shtohet një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Serxho Kalajn, i cili luan në radhëte Frosinones. Ekipi i drejtuar nga Fabio Groso ka siguruar sot matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Frosinone mposhti Rexhinën me rezultatin 3-1, duke shkuar në kuotën e 71 pikëve. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i Serisë B, ekipi verdheblu gjendet 10 pikë larg vendit të tretë, duke qenë zyrtarisht të kualifikuar për në Serinë A. Serxho Kalaj e ka ndjekur nga stoli përballjen e sotme, ndërsa në këtë vit kalendarik numëron 5 paraqitje me fanellë titullari për Frosinonen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *