Në momentin më vendimtar të këtij sezoni, Orges Shehi fut marshin e shtatë te Tirana para derbit me Partizanin

Titulli i këtij sezoni në Superiore u mendua se do të vendosej në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Por me këtë formë të fundit të bardhebluve, nuk duket se historia do të vendoset në këtë mënyrë. Tirana ka marrë gjashtë fitore radhazi dhe do të përballet më pas në kampionat kundër Teutës.

Pas këtij takimi, në datën 10 maj do të vijë edhe ndeshja e kthimit me Teutën në Kupë. Por për shkak të fitores 3-0 në takimin e parë, një humbje e ngushtë në shifra ose barazim do të kishte sërish shijen e suksesit. Kështu Tirana do të shkonte me marsh të shtatë para derbit me Partizanin ku diferenca është pesë pikë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *