Simon Simoni po rritet te Frankfurti dhe shihet si e ardhmja e Shqipërisë në portë. Talenti shqiptar bëri një transferim disi të pazakontë duke kaluar nga Dinamo te Frankfurt. Pasi u stërvit me ekipin e parë, Simoni kaloi si portier titullar në skuadrën e dytë të Frankfurtit.
Në ndeshjen e fundit të fituar kundër Erlense në shifrat 1-0, portieri shqiptar bëri pritje shpëtimtare në minutat e para të takimit. Kështu, në 10 ndeshjet e tij te Frankfurti, Simoni e ka mbajtur 5 herë portën e paprekur. Ai ka pësuar 8 gola në total, por katër prej tyre erdhën disa javë më parë kur Friedberg e mundi ekipin e dytë të Frankfurtit në shifrat 4-2. /Sport Ekspres/