“E pyeta se çfarë mendoi kur humbi penalltinë në Mynih”, Guardiola zbulon përgjigjen e Halandit: Më tha se…

Pep Guardiola është paraqitur në konferencë për shtyp pas fitores në gjysmëfinalen e FA Cup kundër Shefildit. Trajneri i Mançester Sitit ka folur ndër të tjera edhe për Erling Halandin. Guardiola zbulon se e pyeti sulmuesin norvegjez për mendimet që iu vërtitën në kokë pasi humbi penalltinë në Mynih. Përgjigja e tij dëshmon qartë mentalitetin e fituesit që e karakterizon, teksa ia bëri të qartë se do të shënonte në aksionin e radhës. Gjë të cilën e bëri me sukses.

“E pyeta Erling Halandin se çfarë mendoi kur humbi penalltinë në Mynih dhe ia më tha: “Herën tjetër do të shënoj”. Jo penalltinë e radhës, por aksionin e radhës. Dhe ai shënoi. Kjo e përcakton një lojtar të madh, e lë të shkuarën pas. Lojtarë me këtë lloj mentaliteti e bëjnë skuadrën të shkojë në majë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *