“Humba 5 vite jetë nga ky arbitër“, Hysaj kërkon një penallti të padhënë: Arbitrim i turpshëm

Elseid Hysaj ka mbetur i pakënaqur me arbitrimin e sotëm në ndeshjen mes Lacios dhe Torinos. Mbrojtësi shqiptar ka pretenduar për një 11 metërsh gjatë takimit, por që nuk është akorduar nga gjyqtari kryesor. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Lazio Style Channel“, Hysaj ka thënë se gjykimi i sotëm ishte i turpshëm dhe se penalltia ishte e qartë.

“Është padyshim një ndeshje në të cilën ka keqardhje, por ne nuk do të dorëzohemi, do të jemi të përqendruar si më parë. Është e qartë se është një penallti, përndryshe nuk do të hidhesha. Arbitrim i turpshëm. E pa vend kjo puna për arbitrimin që na vuri në vështirësi.

Sigurisht që stadiumi të tërheq pak, të jesh pas një arbitri të tillë nuk është e lehtë si lojtar. Kam humbur pesë vite jetë, është e mërzitshme. Por nuk mendoj se një lojë si kjo mund të na rrëzojë, ne i dimë cilësitë tona dhe nuk i hedhim ato vetëm për një ndeshje”, ka deklaruar Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online