Situata e pazakontë në Spanjë! Arbitrat futen në grevë për sjelljet kundër tyre, pritet pezullimi i La Liga

Tashmë gjyqtarët në Spanjë janë gati të hyjnë në grevë dhe të ndalojnë garën në La Liga, ndërsa vendimi do të merret sot. Gjyqtarët janë gati për këtë lëvizje radikale pas një sërë sulmesh verbale dhe fizike që kanë ndodhur së fundmi kundër tyre. Antonio Pozo është arbitri që u sulmua fizikisht pas ndeshjes U-19 mes Polillas dhe Calavera, teksa u rrëzua në tokë dhe u godit me grushte e shkelma. Në sulm dyshohet se ka marrë pjesë babai i njërit prej futbollistëve, gjë që në vetvete është edhe më keq nëse rezulton e vërtetë.

Federata Spanjolle e Futbollit e dënoi këtë sulm ndaj gjyqtarit Poz dhe bëri thirrje për veprim për të ndryshuar sjelljen. Një ditë pas kësaj, drejtuesit i Valencias, Javier Solis, shpërtheu keq ndaj arbitrit pas humbjes ndaj Sevilias duke e quajtur gjykimin e turpshëm dhe një vjedhje të pastër ndaj ekipit të tij. Për shkak të gjitha këtyre situatave, pritet që arbitrat të hyjnë në grevë dhe kampionati në La Liga të ndalohet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *