Polemikat për gjyqtarin, Jemini e mendon ndryshe: Nëse ka një ndeshje ku nuk duhet të flasësh për arbitrin është Laçi-Partizani

Partizani e humbi rrugën e titullit kampion pas disfatës me Laçin. Tirana përfitoi nga ky moment dhe vazhdoi me shkëputjen në vendin e parë. Shumë polemika ka pasur për arbitrin në përfundim të takimit nga ana e të kuqëve. Ndërkohë Jemini, specialisti i gjykimit i ftuar në “Procesi Sportiv”, u shpreh se gjyqtari ka bërë punë të mirë në këtë përballje.

“Nëse ka një ndeshje që nuk mund të flasësh për arbitrin është ajo e Partizanit. Ka bërë vetëm një gabim, që mund të quhet gabim, por nuk kemi ende pamjet e mira për ta treguar te goli offside i Lacit. Partizani kërkon një penallti të pastër të padhënë, por unë nuk e shoh si penallti, lojtari i Partizanit atje hidhet si në pishinë. Te goli i shumëdiskutuar i Lacit, unë mendoj se është offside. Por duhet pamje të tjera për ta thënë”, tha Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online