Situata mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është e tensionuar. Barça është vënë në shënjestër për ndikim te arbitrat, ndërsa presidenti i klubit katalanas është kundërpërgjigjur duke akuzuar hapur Realin e Madridit. Laporta është shprehur se klubi madrilen ka qenë gjithnjë i preferuari i sistemit dhe se është favorizuar nga arbitrat.
Sigurisht që këto fjalë kanë rënë në veshin e drejtuesëve të Realit të Madridit. Mediat spanjolle raportojnë se Florentino Perezi po përgatit një përgjigje për akuzat e turpshme, duke menduar se presidenti i Barcelonës i ka kaluar limitet. Mësohet se presidenti i Realit të Madridit do të kundërpërgjigjet në mënyrë ligjore për deklaratën e dhënë nga Laporta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/