Karlo Ançeloti tregon forcën para përballjes me Çelsin: Historia thotë që Reali është mbreti i Europës

Reali i Madridit luan nesër ndeshjen e kthimit kundër Çelsit në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht fitores 2-0 në “Santiago Bernabeu“, Ançeloti thekson në konferencën për shtyp se gjithçka mund të  ndodhë në 90 minutat e radhës. Megjithatë, trajneri i madrilenëve ka deklaruar se Reali është mbreti i Europës dhe këtë fakt e vërteton historia.

“Jemi mirë, të motivuar si gjithmonë. Këto janë ndeshje të rëndësishme, duhet të mendojmë se kanë mbetur edhe 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Ne jemi gati të japim maksimumin, nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë. Kjo skuadër më bën të ndryshoj shumë herë idenë… Të mendosh se ke një 11-she të preferuar është mungesë respekti ndaj atyre që luajnë më pak dhe bëjnë shumë mire.

Në këtë klub i kanë idetë shumë të qarta. Nuk mund të fitosh gjithmonë, por duhet të përpiqemi të garojmë deri në fund. Ne mund ta bëjmë atë dhe nëse arrijmë atje, do të duam të themi se kemi bërë mirë. Historia thotë se Reali është mbreti i këtij kompeticioni dhe ne jemi një pjesë e vogël e kësaj historie. Një histori që ne do të donim ta bënim edhe më të mirë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online