Mes paragjykimeve dhe largimeve të Skukës dhe Bitrit, Kolela e kaloi me sukses provën e parë te Partizani

Për vetë mënyrën sesi erdhi te Partizani dhe kombësisë së tij, Kolela ishte gjithmonë i paragjykuar. Me të drejtë ose jo, trajneri kishte edhe një stil të veçantë në intervista që nuk i shkon shumë përshtat gjakut të nxehtë ballkanas. Por duke hequr të gjithën këtë panoramë duhet thënë se prova e teknikut italian është kaluar me sukses. Ai i ka dhënë hapësirë shumë lojtarëve të rinj te Partizani. Nëse më parë ishim mësuar në Superiore që të rinjtë merrnin hapësira vetëm në një ekip të rrëzuar nga kategoria, këtë herë ndodhi te një skuadër që po lufton për titullin kampion.

Për më tepër, kur jemi edhe pak javë nga fundi, Partizani është aty duke pretenduar për titullin. Me shijen e derbit të fituar dhe mes largimeve me peshë si Skuka apo Bitri, Kolela arriti të marrë maksimumin nga grupi i lojtarëve që ka në dispozicion. Sido që të shkojë historia në mbyllje të këtij sezoni, zgjedhja e Kolelës mund të quhet basti i fituar, pavarësisht se tifozëve të Partizanit kjo nuk do t’i mjaftonte dhe kërkojnë me patjetër titullin. Sigurisht, një arsye më shumë që nuk duan që ky trofe t’i lihet në dorë rivalit të përjetshëm, Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *