Situata e Inzagit është jo pak e çuditshme te Interi. Nëse në fillimin e këtij sezoni do të thuhej se zikaltërit do të arrinin në gjysmëfinalen e Champions League dhe trajneri do të ishte në rrezik për t’u shkarkuar, do të dukej si një çmenduri.
Por tani është shumë realitet pasi tekniku i ka humbur dhomat e zhveshjes. Kjo është dëshmuar nga përplasjet e shumta mes lojtarëve të Interit dhe padyshim zënkat me trajnerin. Një tjetër situatë e pakëndshme është parë dje në mbrëmje.
Teksa Interi po fitonte 0-1 ndaj Benfikës, Inzagi zgjodhi që të aktivizonte Lukakun në vendin e Dzekos. Trajneri shkoi për ta përshëndetur dhe përqafuar sulmuesin që la fushën e blertë, por ky i fundit e shprehu sërish hapur pakënaqësinë e tij. /Sport Ekspres/