Armand Duka fiton sërish zgjedhjet! Mandati i dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, ishte më i votuari

Armand Duka ka fituar një tjetër mandat si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Kreu i FSHF do ta mbajë këtë post edhe për katër vitet e tjera. Duka ishte anëtari më i votuar me plot 45 vota.

Shqipëria do të vazhdojë që të ketë një përfaqësues të sajin në rangun më të lartë të futbollit në Europë. Padyshim që ky është një lajm i mirë për futbollin shqiptar që ka zërin e saj me poste kaq të rëndësishme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *