VIDEO/ Nuk i shpëton dot kamerave! Cuadrado mati grushtin te Handanovic, pritet dënim i rëndë për lojtarin e Juventusit

Rivalët e mëdhenj Juventus dhe Inter zhvilluan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Përfundoi 1-1, por në ndeshjen e kthimit gjithçka do të marrë flakë për shkak të skenave të ndodhura në fund dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Fillimisht, Romelu Lukaku u përjashtua me karton të kuq pasi festoi para tifozëve të Juventusit të cilët e ofenduan nga tribuna, e më pas, pas ndeshjes pati një kaos të vërtetë.

Një debat i zakonshëm mes portierit të Interit, Samir Handanoviç dhe futbollistit të Juventusit, Juan Cuadrado, është kthyer në një përplasje fizike.

Videoja e shfaqur tregon qëllimin e qartë të futbollistit 34-vjeçar kolumbian për të goditur me grusht Handanoviçin. Ai e drejtoi grushtin në fytyrën e portierit të Interit dhe për fat nuk arriti ta godasë në mënyrën e duhur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online