Shqipëria minifutbollit ka arritur një rezultat impresionues në turneun që po zhvillohet në Moldavi. Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në gjysmëfinalen e Euro Cup. Ata fituan me shifrat 2-1 ndaj Spanjës në grupin C.
Gledis Nuza arriti të shënonte golin e parë, ndërsa Endri Kaca e dyfishoi rezultatin. Në minutën e 35 ishte Rodriguez që ngushtoi shifrat, por Shqipëria ia doli që të kalonte më tej. Tashmë kuqezinjtë do të presin fituesin e çiftit Gjeorgji-Qipro në gjysmëfinale dhe tani po shijojnë rezultatin historik që nuk e kishin arritur më parë. /Sport Ekspres/