Nuk ka iftar gjatë ndeshjes! Federata e Futbollit të Francës hap polemika të mëdha, goditje për lojtarët myslimanë

Futbollistët në Francë që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit nuk do të kenë mundësi të bëjnë iftar gjatë ndeshjes. Federata Franceze ndaloi ndërprerjen e lojës për lojtarët që do të veprojnë në këtë mënyrë dhe paralajmëroi dënime për ata që nuk respektojnë rregullat e tyre.

Ata mendojnë se loja nuk duhet të ndërpritet për shkak të besimit dhe agjërimit të dikujt. “Ne kemi marrë pyetje për ndërprerje të mundshme të ndeshjeve për shkak të agjërimit të Ramazanit. Ndërprerjet e ndeshjeve për shkak të Ramazanit nuk respektojnë dispozitat e Statutit të Federatës Franceze të Futbollit. Qëllimi ynë është të mbrojmë vlerat themelore dhe ne duam të parandalimi i çdo diskriminimi ndaj njerëzve sidomos për shkak të bindjeve të caktuara politike dhe fetare”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Asociacionit dhe shtohet:

“Federata Franceze e Futbollit (FFF) i qëndron vendosmërisht qëndrimeve të saj dhe i dërgon një paralajmërim të gjithëve se kushdo që shkel këto dispozita do t’i nënshtrohet masave disiplinore, duke kujtuar se gjuha e urrejtjes dhe postimet e natyrës fetare ose politike janë të ndaluara në garat tona” është mesazhi që ata dërguan.

Një numër i madh i futbollistëve që luajnë në Francë janë myslimanë dhe vendimi që nuk mund ta prishin agjërimin gjatë ndeshjes me siguri do të jetë më i vështiri për ta, aq më tepër që për një kohë të gjatë janë pa ushqim dhe ujë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online