“Na morën lehtë”! Përplasja vazhdon në media mes polakëve dhe çekëve, reagon  Kwiatowski: Kjo është një marrëzi

Republika Çeke surprizoi polakët në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikueset për Euro 2024. Vetëm 3 minuta lojë dhe rezultati shënonte 2-0 për çekët. Këta të fundit fituan ndeshjen me shifrat 3-1, duke lënë të shokuar ekipin polak. Tomas Pesir ka treguar së fundmi për “Sport.cz” detaje mbi këtë sfidë. Anëtari i ekipit kombëtar të Çekisë është shprehur se kishin informacion për mungesë kimie në dhomën e zhveshjes së Polonisë, ndërsa më pas tregon edhe vetëbesimin e tepruar të kundërshtarëve, të cilët nuk zhvilluan as stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.

“Kishim informacion se nuk kishte ende kimi në ekip. E dinim që mbrojtja e tyre dhe rezervat ishin rrëmujë. Prandaj shpresuam se do të ishim më mirë, dhe ashtu ishim. Para ndeshjes është një stërvitje zyrtare në stadium. Polakët ishin kishin aq shumë vetëbesim sa nuk erdhën (për stërvitjen). U ndjenë shumë të rehatuar. Doja të flisja me personat nga federate tjetër, por nuk pata kontakt me asnjë. Santosi i dha dorën Jaroslav Silhavit pas ndeshjes dhe u zhduk. Mendoj se ishin të frikësuar nga reagimi negative i medias pas humbjes”, tha Pesir. Palës polake nuk i pëlqyen fjalët e Pesirit. Jakub Kwiatkowski reagoi ashpër, teksa zëdhënësi i Federatës Polake të Futbollit ka thënë se Pesir ka gënjyer në publik.

“Gjithçka marrëzi. Para çdo ndeshje, Federatat shkëmbejnë informacione për çështje organizative. Gjithçka është futur edhe online në sistemin e UEFA-s dhe të dyja palët e dinë saktësisht se cilat janë planet e kundërshtarit. Informacioni për mungesën e stërvitjes para ndeshjes iu dërgua çekëve më 27 shkurt”, tha Këiatoëki. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online