Ansu Fati nuk ka qenë pjesë e formacionit të Xavi-t këtë sezon. Vendimi i trajnerit të Barcelonës ka sjellë pakënaqësi te babai i lojtarit. Bori Fati ka folur hapur për mediat, duke drejtuar gishtin nga Xavi për mungesën e aktivizimit të djalit të tij dhe duke trazuar kështu ujrat në kampin katalanas.
“Kur Barça ishte shumë më keq se tani, ata e detyruan Ansu Fatin të kthehej nga lëndimi për të luajtur. Ata donin që Ansu t’i bënte përsëri njerëzit të lumtur. Tani që ai është 100% në formë dhe gati, askush nuk e do Ansunë? A harroi të luante futboll apo çfarë?
Pyet Xavi pse nuk po luan Ansu. Nuk kam asnjë përgjigje. Xavi dëshiron që ai të punojë shumë, dhe ai po e bën. Ndihem i zhgënjyer si baba. Unë them vetëm: jepi një mundësi. A duhet ta harrojmë tani Ansu Fatin?”, ka thënë Bori Fati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/