Çudia e madhe me Lukakun, në dy ndeshje me Belgjikën shënon më shumë se në gjithë sezonin në Serinë A

Romelu Lukaku ishte çudia e madhe e ndeshjeve të para të kualifikueseve të Euro 2024-s. Sulmuesi belg u shndërrua tërësisht me fanellën e Kombëtares, teksa shënoi 4 gola në dy ndeshjet e zhvilluara këtë muaj. 29-vjeçari realizoi një tre-golësh kundër Suedisë, si dhe arriti të ndëshkonte edhe Gjermaninë në një miqësore.

Në total 4 gola të shënuar, më shumë se sa në gjithë sezonin e tij në Serinë A. Megjithëse jemi drejt fundit të kampionatit, Lukaku ka mund të gjejë rrugën e rrjetës vetëm tre herë në Serinë A. Një shifër shumë e ulët, që u tejkalua në vetëm dy ndeshje me Kombëtaren e Belgjikës. Shndërrimi i tij i papritur ka ngritur pikëpyetje, duke vënë në dyshim edhe raportin me trajnerin Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online