Renditja e ekipeve me më shumë trofe në Champions nëse do të kishte VAR, Reali do të kishte 9 kupa më pak

IFFHS-ja ka publikuar një studim në lidhje me kompeticionin e Champions League-s. Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar renditjen e ekipeve me më shumë trofe të fituar në Champions League nëse do të ishte aplikuar VAR-i që në krijimin e këtij kompeticioni.

Lista udhëhiqet nga Milani me 8 kupa të fituara, ndërsa pas tij vijnë Barcelona me 7, si dhe Bayern-i e Liverpool-i me nga 6 trofe. Befasia e madhe është Reali i Madridit, që me sistimin VAR do të numëronte vetëm 5 Champions të fituar, plot 9 kupa më pak se sa ka aktualisht. Me numër të njëjtë trofesh do të ishte edhe Ajax-i, ndërsa Juventusi do të kishte pasur mundësinë të ngrinte 4 kupa të Champions League-s në historinë e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online