Dha një deklaratë “lamtumire” dhe u kthye për të mundur Vllazninë, Mezani tregon ditët e vështira te Laçi: Folëm me të gjithë lojtarët

Vllaznia është shumë larg titullit kampion. Ekipi i Mirel Josës ka bërë një tjetër hap të gabuar në kampionat, këtë herë duke u mundur 2-0 në transfertë me Lacin. Dy golat e Guindos në pjesën e parë vendosën historinë e këtij takimi.

Fillimisht duke përfituar nga një gabim fatal i Gurishtës dhe në të dytën me mbrojtjen e pavendosur të shkodranëve, Guindo i ndëshkoi miqtë. Pavarësisht tentativa të Vllaznisë, Laci u rikthye te fitorja pas 7 ndeshjeve që endej mes barazimeve dhe humbjeve. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Mezani: “Më pëlqeu më shumë disiplina taktike te skuadra dhe dëshira që shfaqën në këtë ndeshje. Sigurisht që edhe tre pikët na ndihmojnë në këtë pozicion që jemi, nuk na falet asnjë hap fals. Objektivi ishte Europa dhe dalja nga Kupa na dha goditje. Megjithatë skuadra reagoi mirë, kemi pasur një ngërc psikologjik. Kemi folur të gjithë dhe shpresoj që kjo fitore të ketë vazhdimësi. Kjo ndalesë për ndeshjet e Kombëtares është shumë e mirë pasi mund të rikuperohemi nga ana fizike. I njoh futbollistët, duhet vetëm të flisja me ta. Ka qenë një ngërç psikologjik ajo që kaluam. Djemtë kalojnë shpejt në eufori”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *