“Na kushtuan gabimet individuale”! E lë të kuptohet për Gurishtën, Mirel Josa flet pas humbjes me Laçin: Problemi është si do të zgjidhet kjo punë

Vllaznia është shumë larg titullit kampion. Ekipi i Mirel Josës ka bërë një tjetër hap të gabuar në kampionat, këtë herë duke u mundur 2-0 në transfertë me Lacin. Dy golat e Guindos në pjesën e parë vendosën historinë e këtij takimi.

Fillimisht duke përfituar nga një gabim fatal i Gurishtës dhe në të dytën me mbrojtjen e pavendosur të shkodranëve, Guindo i ndëshkoi miqtë. Pavarësisht tentativa të Vllaznisë, Laci u rikthye te fitorja pas 7 ndeshjeve që endej mes barazimeve dhe humbjeve. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Mezani: “Më pëlqeu më shumë disiplina taktike te skuadra dhe dëshira që shfaqën në këtë ndeshje. Sigurisht që edhe tre pikët na ndihmojnë në këtë pozicion që jemi, nuk na falet asnjë hap fals. Objektivi ishte Europa dhe dalja nga Kupa na dha goditje. Megjithatë skuadra reagoi mirë, kemi pasur një ngërc psikologjik. Kemi folur të gjithë dhe shpresoj që kjo fitore të ketë vazhdimësi. Kjo ndalesë për ndeshjet e Kombëtares është shumë e mirë pasi mund të rikuperohemi nga ana fizike. I njoh futbollistët, duhet vetëm të flisja me ta. Ka qenë një ngërç psikologjik ajo që kaluam. Djemtë kalojnë shpejt në eufori”.

Mirel Josa: “Ia kemi bërë punën Lacit më të lehtë. Kemi bërë disa ndryshime në pjesën e dytë, ata fituan dyluftimet në mesfushë, ishin më tepër agresiv. Kemi probleme me vazhdimësinë, duhet të dimë se të gjithë dinë të luajnë futboll. Duhet të jemi shumë më serioz në zhvillimin e punës tonë. Gabimet individuale na kushtuan, mund të flisnim ndryshe. Nuk dua asnjë lloj justifikimi, problemi është sesi do të rregullohet kjo punë, ka shumë mënyra për ta rregulluar. Disa gjëra duhen rregulluar menjëherë, ky pushim do të na bëj mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online