Interi është rikthyer përsëri te fitorja në kampionat. Zikaltrit kanë mposhtur sot Leçen me shifrat 2-0, duke marrë një fitore të vyer në Serinë A. Mkitarian i dha avantazhin ekipit nga Milano që në minutën e 29 të takimit, ndërsa në pjesën e dytë, kur po kronometrohej minuta e 53-të, Lautaro Martinezi dyfishon shifrat.
Në këtë përballje mungoi sërish Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar duket se është zhdukur nga lista e Inzagit, i cili nuk po e preferon më në fushë. Tashmë talenti i Komëbtares kuqezi nuk po aktivizohet as si zëvendësues, teksa ndeshjet e fundit i ka ndjekur të gjitha nga pankina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lautaro Martinez makes it 2-0 for Inter Milan vs Lecce.#InterLeccepic.twitter.com/dQhu854FeS
— $ (@samirsynthesis) March 5, 2023