VIDEO/ Çmenduri në “Anfield”! Liverpool-i poshtëron Manchester United-in, i shënon 7 gola në humbjen më të thellë në histori

Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në “Anfield Road“. Manchester United-i ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e Premier League-s. Liverpool-i ka poshtëruar “djajtë e kuq”, duke i mposhtur me rezultatin tenistik 7-0.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Gakpo dërgoi topin në rrjetë. Që prej atij momenti, të kuqtë nuk kanë treguar aspak mëshirë. Nunez dyfishoi rezultatin në minutën e 47, ndërsa Gakpo shënoi përsëri 3 minuta më vonë. Në listën e golashënuesëve përfshihet edhe Salah, i cili shënon dy herë, fillimisht në të 66-n dhe më pas në të  83-tën. Nunez shënon golin e dytë  personal në minutën e 75, ndërsa për të vulosur shifrat përfundimtare të kësaj sfide mendon Firmino në minutën e 89./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online