“Rezultat i çmendur, është për librat e historisë”, Klopp pas fitores 7-0 kundër United-it: Të gjithë duhet të dinë se jemi ende rrotull

Liverpool-i ka regjistruar një nga fitoret më të mëdha në histori. Të kuqtë kanë mposhtur me shifrat e pabesueshme 7-0 Manchester United-in. Në deklaratën e dhënë për “Sky Sports” pas ndeshjes, Jurgen Klopp-i është shprehur se ky ishte një rezultat i çmendur që do të hyjë në librat e historisë. Trajneri gjerman shprehet se të gjithë duhet ta dinë se Liverpool-i është ende rrotull.

“Ishte një shtysë në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet të na ndjejnë. Të gjithë duhet ta dinë që ne jemi ende rrotull. Sot ishte e përsosur, por me Bournemouth-in nuk do të jetë një shtëtitje në park. Do të jetë e vështirë dhe ne duhet të sigurohëmi që jemi gati. Në këto kohë, ky rezultat është pabesueshmërisht i veçantë. Është një rezultat i çmendur. Është një për librat e historisë dhe jo për momentin“, ka deklaruar Jurgen Klopp-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online