Humbi shansin e artë kundër Lacios, media italiane për lojtarin shqiptar: Më i talentuari i grupit, por humbet në 16 metrat e fundit

CFR Kluzhi është eliminuar nga Liga e Konferencës. Barazimi ndaj Lacios nuk mjaftoi për të vazhduar rrugëtimin, teksa ishin mposhtur në ndeshjen e parë në Romë.

Titullar nga minuta e parë në këtë takim ishte edhe Ermal Krasniqi, i cili shpërdoroi një rast të pastër për të kaluar në avantazh rumunët. “Tuttomercatoëwb“-i e ka vlerësuar me notën 5.5, ndërsa shkruan se dallon në radhët e Kluzhit për nga cilësitë, por gabon në zonën e rreptësisë.

“Më i talentuari i grupit të Petreskut, duket qartë se ka cilësi por humbet në gjashtëmbëdhjetë metra. Mos e harroni homazhin e Kasales”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i në vlerësimin për Ermal Krasniqin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *