“Duket sikur fitorja e Juventusit në Europë është një shëtitje në park”, Allegri: Eliminimi nga Champions-i, e vetmja e metë e këtij sezoni

Massimiliano Allegri ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp pas fitores së pastër kundër Nantesit në Europa League. Trajneri i Juventusit vë theksin se te fakti se në Europë nuk është kurrë e lehtë për të fituar, ashtu siç opinioni sportiv pret nga skuadra e tij. Sipas Allegri-t, eliminimi në grupet e Champions League-s është e vetmja mangësi e Juventusit këtë sezon.

“Të fitosh jashtë shtëpisë nuk është kurrë e lehtë, në Europë edhe më shumë. Pas eliminimit në Champions League, duket se fitorja në Europë për Juventusin është një shëtitje në park, por nuk është kështu, nuk është matematikore, nuk është e dukshme. Nuk largohesh nga Europa dhe fiton. Kemi bërë shumë gabime teknikisht, ishte një lojë e mirë, por duhet të punojmë për gjërat që nuk shkuan mirë.

U eliminuam në Champions League përballë dy skuadrave të forta. Por në kampionat kemi marrë 47 pikë dhe nuk i vë 2 nga Salernitana, që janë gjithmonë aty… Jemi në gjysmëfinale në Kupën e Italisë, e vetmja e metë është moskalimi në grupin e Champions League-s”, ka deklaruar Massimiliano Allegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online