“Nëse inatosemi dhe fitojmë ndeshjet është edhe më mirë”, Onana sqaron sherrin me Xhekon

Një tjetër tension lindi në fushën e lojës brenda ekipit të Interit. Pas zënkës mes Lukakut dhe Barelës, këtë herë ishin Onana dhr Xheko që u përplasën verbalisht me njëri-tjetrin. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Portos, Onana ka sqaruar situatën për “Sky Sports”. Portieri i Interit u shpreh se në ekip të gjithë thonë atë që mendojnë dhe se me tensionin e ndeshjes krijohen edhe skena të tilla.

“Gjërat që lidhen me tensionin e ndeshjes. Ka vizione të ndryshme, gjithçka shërben për të përmirësuar grupin dhe cilësinë e ekipit. Jemi lojtarë me përvojë, të gjithë thonë atë që mendojnë, ne kemi të drejtë. Mendoj se duhet të lëmë çdo gjë pas. Dhe nëse duke u inatosur kështu fiton të gjitha ndeshjet, më mirë”, ka thënë Andre Onana./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *