Trajneri i Portos ka kritika për arbitrimin, Konseiçao: Edhe Lautaro e meritoi kartonin e kuq

Interi mori një fitore 1-0 kundër Portos në Champions League, duke hedhur një hap përpara në rrugën e kualifikimit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i portugezëve ka dalë në konferencë për shtyp për të analizuar përballjen. Konseiçao ka pasur kritika për arbitrimin, teksa është shprehur se bashkë me Otavion duhet të largohej me karton të kuq edhe Lautaro Martinezi.

“Mendoj se është i drejtë (rezultati), dhjetë minutat e fundit ishin të vështira për ne. Otavio u përjashtua, kartoni mund të qëndrojë atje dhe ka edhe lojtarë të Interit që e merituan. Mendoj se Lautaro e meritoi (kartonin e kuq). Ai nuk do të kishte luajtur në Dragao, por kështu vendosi arbitri… Nuk e di nëse është e drejtë, vlerësoni ju”, është shprehur Serxho Konseiçao./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online