Armando Sadiku po përjeton një sezon me dy fytyra në Spanjë. Sulmuesi nga Cërriku e nisi mjaft mirë kampionatin, duke shënuar 7 gola. 31-vjeçari po rivalizonte Uzunin në listën e golashënuesëve në La Liga 2, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme të Kartagjenës. Në merkaton janarit nuk munguan as ofertat për të, teksa refuzoi 2 milionë euro nga Japonia, si dhe pati interes nga Al Fateh në Arabinë Saudite.
Kur të gjithë prisnin që Sadiku të thyente rekordin e tij të 13 golave në La Liga 2, nis edhe rënia e tij. Sulmuesi shqiptar nuk po parapëlqehet më nga trajneri, teksa në katër përballjet e fundit ka qenë në stol dhe numëron në tërësi vetëm 9 minuta. Nga golashënuesi më i mirë i ekipit, Sadiku përfundon në stolin e rezervave, pasi vendin në fushën e lojës e ka zënë Broja Vaje. Ky i fundit është një mesfushor dhe anësor i majtë, por të cilin Luis Migel Karrioni ka vendosur ta aktivizojë në majën e sulmit. Një besim të cilin Vaje ia ka shpërblyer me gola dhe paraqitje pozitive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/