Cristiano Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite pasi i dha fund bashkëpunimit me Manchester United-in në nëntori ne vitit të shkuar. Sulmuesi portugez provoi të vazhdonte karrierën në Europë, duke iu vetëofruar disa klubeve, por duket se përgjigja që mori ishte negative. Një prej klubeve të përfolura ishte edhe Borussia Dortmundi. Në një intervistë për “Kicker”, drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman ka bërë të qartë se nuk dëshironin të kishin në skuadër 5 herë fituesin e Topit të Artë. Një deklaratë e fortë ka ardhur prej Cramer-it, i cili është shprehur se klubi i Borussia Dortmundit nuk varet nga numri i ndjekësve në rrjetet sociale.
“Vlera e klubit Borussia Dortmund nuk varet nga numri i ndjekësve në rrjetet sociale. Ne jemi një klub futbolli, ky është çelësi. Ne mund të kemi idetë më të mira të marketingut, por nëse humbim 3-0 në shtëpi nga Freiburg-u…, nuk funksionon. Edhe me prezantimin më të mirë të markës, ajo që është më e rëndësishme është produkti”, ka thënë Carston Cramer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/