Lë në pritje Kosovën për t’ju bashkuar Shqipërisë? Flet menaxheri i lojtarit që po shkëlqen te CFR Kluzhi

Ermal Krasniqi po përjeton momentin më të mirë në karrierën e tij. Lojtari spikati me Ballkanin e Ilir Dajës dhe në muajin janar u transferua në radhët e CFR Kluzhit. Futbollisti shqiptar po shkëlqen me fanellën e kampionëve në fuqi të Rumanisë, ku është kthyer shumë shpejt në një element të rëndësishëm për skuadrën.

Së fundmi është raportuar në media se Krasniqi ka lënë në pritje Kosovën për t’ju bashkuar Shqipërisë. Por vendimi për të ndryshuar Kombëtaren është mohuar nga menaxheri i tij. Në një prononcim të shkurtër për “Nacionale“-n, Kastriot Telaku është shprehur se lojtari do të vijojë të jetë pjesë e dardanëve.

“Gënjeshtër është, nuk jemi duke pritur Shqipërinë dhe as nuk kemi marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet e marsit. Dëshira e Ermalit vazhdon të jetë të përfaqësojë Kosovën“, ka thënë Kastriot Telaku, duke shuar kështu zërat se Krasniqi mund të vishej kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online