Skuka u aktivizua në minutën e 78 të takimit në ndeshjen mes Dijon dhe Metz. Trajneri Boloni ishte i zhgënjyer për paraqitjen e dobët të Metz në atë barazim 0-0.
Rasti i Skukës i krijuar në fundin e takimit ishte e vetmja mundësi e Metz për të shënuar. Sulmuesi shqiptar “i mbylli karrierën” një prej mbrojtsave të Dijon duke e nxjerrë tërësisht blof në lëvizjen e tij, por gaboi para portierit. /Sport Ekspres/