Ndodh në Kroaci! Mund të mbarosh drekën dhe VAR nuk ka marrë ende vendimin, zgjat më shumë se 10 minuta në ndeshjen Istra-Osijek

Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen e javës së 22-të në Kroaci ndërmjet Istrias dhe Osijekut, në të cilën vendasit fituan 1:0.

Në këtë ndeshje, gjyqtarët e sallës VAR ishin për rekord. Rishikimi i pamjeve mori një kohë shumë të gjatë.

Gjyqtarët e kanë parë rastin për penalltinë e mundshme për Istran për dhjetë minuta, që natyrisht është një gjë e pabesueshme në vetvete.

Ishte minuta e 61-të kur Erceg u rrëzua pas një dueli me Zaper, ndërsa gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje Culjak i dha karton të verdhë për simulim.

Pas kësaj, dhoma e VAR-it u përfshi dhe e rishikoi këtë pamje për tetë minuta, dhe më pas e ftoi arbitrin që të rishikonte vetë pamjet.

Rishikimi shtesë nga kryearbitri zgjati edhe dy minuta dhe pas gjithçkaje, Çuljak i qëndroi vendimit të tij dhe konfirmoi kartonin e verdhë për simulim.

Në gjithë këtë proces u përdorën tre regjistrime, ku nuk shihej asgjë e veçantë, por jo vetëm kaq.

U desh edhe një kohë e gjatë për të vënë linjat për të kontrolluar pozicionin jashtë loje në këtë aksion, që e përkeqësoi gjithçka.

I njëjti regjistrim u shfaq më shumë se dhjetë herë në transmetim, megjithëse asgjë nuk mund të shihej në të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online