“Nuk e kam me tapi vendin në Kombëtare“, mesazhi i Cikalleshit: Kjo vlen për të gjithë, ne jemi ushtarë që vijmë sa herë ka nevojë Kombëtarja

Sokol Cikalleshi po gëzon një formë të mirë në kampionatin e Arabisë Saudite, ku deri më tani numëron 5 gola të shënuar dhe një asist për skuadrën e Al Khaleej-it. I pyetur në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ nëse ndihet i rrezikuar në Kombëtare, duke marrë përpara sysh nivelin e kampionatit në të cilin luan, krahasuar me sulmuesit e tjerë të Shqipërisë, ai është përgjigjur:

“Unë nuk jam rrezikuar asnjëherë, sepse vendin në Kombëtare Cikalleshi nuk e ka me tapi. Nuk e ka pasur asnjëherë. Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për çdo lojtar, që kështu duhet ta shikojë. Kombëtarja është një krenari dhe sa herë ka nevojë ne jemi ushtarë dhe dalim në vijën e parë të sulmit dhe mundohemi të performojmë”, ka thënë Sokol Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online