Myrto Uzuni po shijon rezultatet e punës së tij. Sulmuesi nga Berati ka marrë vëmendje të gjerë në Spanjë, ku udhëheq listën e golashënuesëve të La Liga 2 me 17 të shënuar deri në këtë fazë të kamponatit. Një shifër që përkthehet ndryshe në gjysmën e golave të shënuar nga ekipi i Granadës këtë sezon. Prestigjozja spanjolle “Marca“, i ka kushtuar një artikull Uzunit, ku liston statistikat e veçanta të tij.
Një tjetër statistikë interesante rreth futbollistit 27-vjeçar është fakti se Granada fiton sa herë që tund rrjetën lojtari i Kombëtares kuqezi. Myrto Uzuni ka shënuar në 10 takime të ndryshme këtë sezon, të gjitha të fituara në fund nga skuadra e tij. Gjithashtu sulmuesi i bardhekuqve arrin të festojë gol një herë në 105 minuta. Një ritëm i ngjashëm me të Levandovskit, i cili tund rrjetën një herë në 102 munuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/