“Silvinho më ka kontaktuar, Superioren e fiton Tirona”! Albi Doka flet në intervistën ndryshe: Shën Valentini? Ne jemi çuna që bëjmë dhurata

Albi Doka ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Lojtari i Honved ka treguar më tepër mbi performancën e tij në këtë sezon në Hungari. Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe një ngacmim për Shën Valentinin me dhuratat e bëra. Kur flitet për Kombëtaren, Doka tregon se ka pasur kontakt me Silvinjon.

“Tani jam më mirë në futbollin hungarez se është viti i dytë, sa u ambienta. Dua që të vazhdoj kështu në formën e mirë këtu, të jap sa më shumë asist dhe të transferohem në ekip tjetër. Këtu luajmë 3-5-2, kam luajtur edhe me Rejën në këtë skemë dhe më pëlqen shumë. Ma bën lojën më të mirë 3-5-2.

Kam pasur kontakte nga Silvinjo, por kaq mund të themi për momentin. Ky është një emër i madh si futbollist dhe me lojtarët që kemi mendoj se çdo gjë arrihet. Këtu në Hungari është pak kampionat i çuditshëm pasi në këtë pozicion të keq që jemi ne, me dy fitore rresht shkojmë në vendin e 4.

Më pyesin në Hungari për Uzunin nëse e njoh apo e kam shok për shkakun e origjinës tonë. Superiorja? Emri i parë që mund të them se e fiton kampionatin është “Tirona”. Rivalët më të mëdhenj janë Partizani dhe Vllaznia. Shën Valentini? Ne jemi çuna që bëjmë dhurata, nuk marrim”, tha Albi Doka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online