Ndeshja mes Sherifit të Tiraspolit dhe Partizanit të Beogradit do të luhet me dyer të mbyllura. Vendimi është marrë së fundmi nga Federata Moldave e Futbollit nisur nga ngjarja që ndodhi me tifozët serb. Ndeshja u zhvendos nga Tiraspoli në Kishinau për arsye sigurie, ndërsa tifozeria serbe nuk u lejua të hynte në shtetin Moldav.
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, ngriti pretendime se serbët po organizonin një grusht shteti me mbështetje të Rusisë. Për këtë arsye tifozët e Partizanit të Beogradit u kthyen mbrapsht për në vendin e tyre, pa pasur mundësinë të mbështesnin skuadrën për këtë përballje të vlefshme për Ligën e Konferencës. Më pas, Federata e Futbollit e Moldavisë mori vendimin që përballja të luhet me stadium të boshatisur, duke mos lejuar as tifozët e Sherifit të Tiraspolit të jenë të pranishëm në tribuna./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??Moldova has reportedly deported a group of Partizan Belgrade fans who travelled to watch the team’s Europa Conference League game against Sheriff Tiraspol in Chisinau.
The decision comes a day after President Maia Sandu claimed Serbs were organising a coup in the country. pic.twitter.com/XDm2nnTTUZ
— Sam Street (@samstreetwrites) February 14, 2023
?? FK Partizan obaveštava javnost da je Fudbalski savez Moldavije, po nalogu Bezbednosne službe Moldavije, doneo odluku da se me? izme?u ekipa FK Šerif iz Tiraspolja i FK Partizan Beograd odigra iza zatvorenih vrata, odnosno bez prisustva publike.
— FK Partizan (@FKPartizanBG) February 14, 2023