“Do kujtohet si një shaka, duhej “hequr qafe”! Anglia do gjunjë, te Watfordi i gëzohen largimit të Rei Manajt: Ishte i dobët si sulmues dhe lojtar

Rei Manaj mori përsipër një bast të rrezikshëm në karrierë. Pas eksperiencave të tij në Itali dhe Spanjë, sulmuesi zgjodhi që të shkonte në Angli. Të gjithë e dimë tanimë që futbolli më i bukur në botë luhet në këtë vend dhe njëkohësisht më i vështiri për lojtarët, pasi shumë pak prej tyre kanë “gjunjë” për të përballuar ritmin anormal.

Prova e Manajt mund të quhet e djegur, madje nuk e kishte as shansin e provës. Vetëm pak minuta të luajtura te Ëatford dhe një dëmtim i gjatë e priu sulmuesin shqiptar. Drejtuesit e klubit nuk ishin më të interesuar për të parë rikthimin e tij dhe vendosën që t’i shkëpusnin kontratën.

Por si është komentuar kjo lëvizje? Kreu i tifozëve të Ëatford, Justin Beattie, ka dhënë një prononcim për “Footballleagueëorld” dhe nuk e fshehu aspak gëzimin. “Koha e Rei Manaj te Watford ishte shumë zhgënjyese. Nuk pashë shumë prej tij për të qenë i sinqertë, kaloi shumë kohë i dëmtuar. Kur ishte në fushë, ishte jashtëzakonisht i dobët si lojtar dhe sulmues. Të lirosh hapësirë në skuadër duke “e hequr qafe” atë ishte gjëja e duhur për të bërë. Do të harrohet shumë shpejt nga tifozët dhe ndoshta do të kujtohet në formën e shakasë pas disa vitesh”, tha Beattie. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *