Laçi ka përmbysur Partizanin me rezultatin 1-2 dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt vendeve që të dërgojnë në Europë. Ndërkaq, të kuqtë lëshojnë përsëri hapësirë në garën për titullin kampion, duke mos kapur ritmin e Tiranës në kampionat. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.
Mezani (Laçi): “Ne po luanim, në ndryshim nga ndeshja me Teutën, që po e prisnim. Gjithsesi është e pafalshme të pësojmë gol dhe të shpenzojmë dyfishin e forcave për të përmbysur rezultatin. Megjithatë, treguam karakter, si në ndeshjen ndaj Teutës. Janë pikë që na nevojiten. Ishte fitore në transfertë kundër një skuadre që është pretendente për titull. Problemi im tani është që të mbaj çunat me këmbë në tokë. Jemi në një pikë të kampionatit, ku nuk na lejohet të gabojmë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/