E FUNDIT/ Kolela dorëzohet përpara kohe: Nuk jemi më në lu.ftën për titullin kampion, 6 pikë larg Tiranës janë shumë

Laçi ka përmbysur Partizanin me rezultatin 1-2 dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt vendeve që të dërgojnë në Europë. Ndërkaq, të kuqtë lëshojnë përsëri hapësirë në garën për titullin kampion, duke mos kapur ritmin e Tiranës në kampionat. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.

Kolela (Partizani): “Skuadra është pak e karikuar mendërisht. Mendoj që është një peshë që nuk arrijmë ta suportojmë. Nga momenti që na është larguar Rrapaj, po mendojmë të bëjmë disa ndryshime. Është shumë e lehtë të flasësh nga jashtë. Përpara se të jap gjykimet e mia, do të doja të bëja disa prova. Hoti shpesh herë ka luajtur në atë pozicion. Ne nuk jemi më në lu.ftën për titull nga sot. 6 pikë larg Tiranës mendoj që janë shumë. Në lu.ftë janë edhe shumë skuadra të tjera dhe ne nuk jemi në lartësinë e duhur. Do të kërkojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur, por e kemi të pamundur të jemi kandidatë për titullin kampion. Përpara se të ma thonë të tjerët, e them unë. Një skuadër që bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk është pretendente për titullin kampion”.

Mezani (Laçi): “Ne po luanim, në ndryshim nga ndeshja me Teutën, që po e prisnim. Gjithsesi është e pafalshme të pësojmë gol dhe të shpenzojmë dyfishin e forcave për të përmbysur rezultatin. Megjithatë, treguam karakter, si në ndeshjen ndaj Teutës. Janë pikë që na nevojiten. Ishte fitore në transfertë kundër një skuadre që është pretendente për titull. Problemi im tani është që të mbaj çunat me këmbë në tokë. Jemi në një pikë të kampionatit, ku nuk na lejohet të gabojmë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online