VIDEO/ Supergoli i Da Silvas nuk mjafton! Laçi përmbys Partizanin, të kuqtë rrezikojnë edhe vendin e dytë nga Erzeni

Partizani nuk ka mbajtur dot ritmin e Tiranës në kampionat. Të kuqtë kanë humbur mbrëmjen e sotme në shtëpi me rezultatin 1-2 kundër Laçit. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me një supergol të Da Silvas, i cili në minutën e 28 la të shtangur Gentian Selmanin. Por goli i jashtëzakonshëm i brazilianite nuk mjaftoi. Trukaj befasoi Partizanin në fund të pjesës së parë. Lojtari i Laçit shfrytëzon një top të hedhur në zonë nga goditja e këndit dhe mbyll pjesën e parë me golin e barazimit.

Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Vasil Shkurtaj ai që solli përmbysjen për krubinasit. Sulmuesi vlonjat po kalon një formë të mirë nën drejtimin e Mezanit dhe këtë e ka dëshmuar golin e sotëm të shënuar në minutën e 67. Laçi shkon kështu më afër Europës, ndërsa Partizani humbet ndjeshëm terren në garën për titullin kampion. Të kuqtë tashmë rrezikojnë edhe vendin e dytë në renditje, pasi janë vetëm 3 pikë larg Erzenit që vjen pas tyre në tabelën e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online