Ishte në katin e nëntë/ Panik për jetën e futbollistit, e kërkojnë ende nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Turqi, aty ku një tërmet shaktërrues me fuqi 7.7 ballë ka lënë pas mijëra të lënduar e viktima. Efektit shkatërrues të lëkundjeve të tokës nuk i kanë shpëtuar as futbollistët e Hataisporit. Drejtori sportiv i klubit dhe futbollisti Kristian Atsu rezultojnë ende të zhdukur.

Në Turqi kanë nisur të kenë panik për jetën e tyre, pasi trupat vazhdojnë të mbeten nën rrënoja. Sadik Adams ka njoftuar se sipas informacioneve të tij, Atsu ndodhej në katin e nëntë të hotelit në momentin që ka ndodhur tragjedia. Të afërmit dhe pjesëtarët e Hataisporit mbajnë gishtat të kryqëzuar me shpresën se mund të ndodhë një mrekulli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *