VIDEO/ Ndeshja mes Egnatias dhe Tiranës u mbyll me tension, shishe uji hidhen në drejtim të arbitrave

Tirana arriti që të fitonte me shifrat 1-2 ndaj Egnatias në një ndeshje dramatike. Më tepër për shkakun e 10 minutave të fundit, atje ku Visar Bekaj u dëmtua dhe Shehi nuk kishte më ndërrime në pozicion. Për këtë arsye bardheblutë ngelën me 10 lojtarë dhe Përgjoni hyri si portier.

Momente tensioni e shoqëruan këtë takim dhe nuk mund të kishte një mbyllje të qetë. Tensioni është parë te stafi i Egnatias dhe është reflektuar te tifozët, ndërsa shishe uji janë hedhur në drejtim të arbitrave gjatë largimit të tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *